23:46 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Vedat Muriqi shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes, shpreson ta përfundoj karrieren te Mallorca!

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Mallorca – Atletico Madrid.

Muriqi shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje duke ja sjellë Mallorcas tre pikë nga kjo përballje, shkruan IndeksOnline.

Ky ishte goli i tetë i Vedat Muriqit këtë edicion për Mallorcan, ndërsa gjendet në vendin e dytë të golashenuesve më të mira në La Liga.

Vetëm Robert Lewandowski (13), ka më shumë gola se Muriqi këtë sezon.

Pas ndeshjes sulmuesi kosovar tha se shpreson ta përfundoj karrieren te skuadra e Mallorcas.

“Shpresoj se mund ta përfundoj karrierën time në Mallorca. Këtu kam gjetur shumë besim, dashurinë e të gjithëve”, deklaroi Muriqi./IndeksOnline/