09:48 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Vela shënon gol të bukur në Amerikë (Video)

Carlos Vela ka shënuar një gol të bukur në humbjen e Los Angeles 2 me 1 ndaj Portland Timbers.

Ish-futbollisti i Arsenalit shënoi gol të mrekullueshëm në minutën e 74’të, shkruan IndeksOnline.

29-vjeçari nga Meksika këtë sezon ka shënuar shtatë gola.

Kujtojmë që Vela ka luajtur për disa skuadra të njohura europiane; Osasuna, WBA dhe Real Sociedad./IndeksOnline/