19:10 / E Premte, 22 Maj 2020

Vëllai i Toni Kross konfirmon të ardhmen e mesfushorit të Realit

E ardhmja e Toni Kroos pritet të jetë ende te Real Madrid. Konfirmimi, këtë herë, vjen nga i vëllai i mesfushorit gjerman, Felix Kroos, që i intervistuar nga Movistar ka deklaruar se Kross është i lumtur në Madrid.

“Im vëlla është i lumtur në Madrid! E kam sqaruar këtë gjë disa herë, por prap vazhdohet të flitet lart dhe poshtë. Nuk ka asnjë motiv të ndryshojë ekip”, deklaroi ai.

telemedia.al

“Kur do të varë këpucët në gozhdë do ta bëjë në Gjermani, këtë e them me siguri. Por, vështirë të dimë se çfarë do të ndodhë pas pesë vitesh për shembull”, përfundoi Kross.

Kroos u bashkua me Real Madrid në vitin 2014 dhe deri tani ka fituar 3 herë Champions League dhe një herë La Liga, përveç dy Superkupave të Spanjës.