16:29 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Vëllaznimi hap akademi të futbollit

Skuadra e Vëllaznimit ka vendosur që nga qershori të filloj punën me akademinë e futbollit për fëmijë.

Të drejtë regjistrimi do të kenë fëmijët nga 7 deri në 17 vjeç, dhe procesi i regjistrimit do të filloj pas dy javësh.

Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ekipi gjakovar ka bërë të ditur se Blerim Mula nga sot do të jetë drejtor i kësaj akademie.

Njoftimi i Vëllaznimit

Sot, është arrit marrëveshja zyrtare ndërmjet Klubit të Vëllaznimit dhe ish lojtarit të shquar shumëvjeçar të këtij klubi dhe të klubeve të elitës së futbollit të Turqisë, Blerim Mula, për rikthimin e tij në radhët e klubit tonë. Blerim Mula, trajner i dëshmuar ndër vite, prej sot është emëruar Drejtor i Akademisë së Futbollit të Klubit të Vëllaznimit.

Me këtë rast njoftojmë të gjithë të interesuarit se duke filluar nga data 15.04.2019, fillon regjistrimi i të interesuarve për të qenë pjesë e Akademisë së Vëllaznimit, puna e së cilës do të fillon me 15.06.2019.

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë fëmijët nga mosha 7 e deri në moshën 17 vjeçë. Regjistrimi i të interesuarve bëhet në zyrat e Klubit që gjenden në rrugën transite, në hotelin “Apollonia AC”.