23:35 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vëllezërit Palushi i reagojnë Haxhajt: Po i bën shantazhet në bashkëpunim me njerëz brenda drejtësisë

Vëllezërit Ndue dhe Simon Palushi janë dy nga katër personat, të cilët biznismeni nga Aqareva e Skenderajt, Ahmet Haxha i akuzoi sot për mashtrim rreth një prone.

Në një intervistë për Indeksonline, Haxha tha se me vëllezërit Palushi kishte bërë një marrëveshje në vitin 2006 për një bashkëinvestim në Lakrishte të komunës së Prishtinës, por që nuk u bë asnjëherë.

Ai ka akuzuar Palushajt se vetëm i kanë marr mijëra euro dhe i kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Mirëpo, ndaj intervistës së Haxhës kanë deklaruar vëllezërit Palushi, të cilët kanë thënë se gjithçka që biznismeni ka thënë është gënjeshtër dhe shpifje.

Në reagimin e tyre, Ndue dhe Simon Palushi kanë shkruar se Haxha është emër i njohur si kriminel dhe haraqexhi në rajonin e Dukagjinit e më gjerë. Madje sipas tyre, policia ka edhe disa muaj që ka lëshuar fletëarrest për Haxhën, i cili vazhdon të lëviz lirshëm dhe të ketë komunikim me media.

Indeksonline ka kontaktuar vëllezërit Palushi për rastin e sulmit që ndodhi para dy muajve në parkingun e MiniMax në Arbëri, mirëpo ata nuk kanë dashur të flasin për këtë temë.

Më poshtë reagimi i plotë i vëllezërve Palushi:

I dënuari për vepra kriminale dhe në kërkim nga policia Ahmet Haxha në portalin Indeksonline sot bënë një linçim publik ndaj nesh Ndue dhe Simon Palushi.

Portali Indeksonline sot më datë: 01.09.2018 ka publikuar një intervistë të Ahmet Haxhajt i kërkuar nga policia për sulm dhe plaçkitje të armatosur (po ashtu i dënuar me 3 vjet burg më kusht) i cili çuditërisht ende është i lire.

Për hir të opinionit publik duhet të sqarojmë se Ahmet Haxha është emër i njohur në botën e krimit si një kriminel recedivist, haraqëxhi në Dukagjin dhe me gjerë, hajn, dhe zhvatës.

Para dy muajve kemi qenë te sulmuar fizikisht dhe te plaçkitur nga ky kriminel në bashkëpunim me një tjetër në parkingun e MiniMax në Arbëri (gjë që shihet edhe në videon e publikuar nga Indeksonline).

Rastin e kemi paraqitur në organet e rendit. Përkundër që ka fletarrest nga Policia e Prokuroria ky kriminel lëviz lirshëm dhe komunikon me media sikur të ishte viktimë.

Ky është niveli i Drejtësisë në Kosovë, ata e kërkojnë me fletarrest për grabitje dhe tentim vrasje e ky del në portale para syve të tyre shantazhon prapë.

Të gjitha deklaratat e tij janë të PAVERTETA dhe tentim shantazhi përmes dokumenteve fiktive, të manipuluara dhe gënjeshtra të  nivelit të tij, që nuk përkojnë me emrin e asnjërit prej nesh.

Në asnjë prej atyre dokumenteve nuk gjenden emrat dhe as nënshkrimet e Ndue dhe Simon Palushit. Krimineli Ahmet Haxhaj këto shantazhe dhe insinuata dyshoj se i bënë në bashkëpunim me njerëz brenda organeve të drejtësisë të lidhura me të.

Për këtë çështje janë të informuara edhe institucionet relevante: Kryeprokurori i Shtetit, Kryeprokurori i Gjykatës së Apelit, Kryeprokurori i Gjykatës Themelore, Prokurorja e rastit dhe Policia. Me respekt,Ndue dhe Simon Palushi. /Indeksonline/

Biznesmeni Ahmet Haxha dëmtohet afro 500 mijë euro, akuzon bashkëpunëtorët e Azem Sylës; Ndue dhe Simon Palushi

Temat: