15:48 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Vendet evropiane synim i të rinjve të Skenderajt (Video)

Të rinjtë e komunës së Skenderajt nuk shohin shumë perspektivë të zhvillimit dhe punësimit në këtë komunë, dhe si zgjidhje më të mirë për të ardhmen tyre e shohin të jetuarit jashtë Kosovës.

Banorja e Skenderajt, Filloreta Dani për KosovaPress ka deklaruar se në këtë komunë ka shumë nevojë që të rinjtë të punësohen.Ajo thotë se po të kishte ndonjë mundësi do të jetonte  jashtë Kosovës sepse atje sheh më shumë perspektiv për jetesë.Edhe Fisnik Rexhepi nuk sheh shumë perspektiv për të  rinjtë e kësaj komunë në aspektin e punësimit.

Ai shprehet se mundësia e parë që do i vije do të ikte nga Kosova drejt vendeve evropiane për një të ardhme më të  mirë.Skender Shala për papunësinë dhe zhvillimin ekonomik si në komunë e Skenderajt, ashtu edhe në gjithë Kosovën fajtor kryesor ia hedhë Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, disa përmirësime janë bërë, por ende ka gjëra që  kërkojë zhvillim.Por krahas asaj që mendojnë qytetarë të shumë të  Skenderajt, banori i kësaj komune, Bekim Ibishi thotë se gjendja ekonomik tani është më e mirë dhe për këtë  mbetet optimist.

Kurse në një prononcim për KosovaPress, kryetari i komunë së Skenderajt, Bekim Jashari u shpreh se do të  punojnë për zhvillimin e drejtë dhe të pastër të  Skenderajt.