21:51 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vendimi i papritur i Interit për Icardin para ndeshjes me Barçën

Interi është duke e konsideruar mundësinë që ta pushojë Mauro Icardit për ndeshjen ndaj Genoas, gjithnjë sipas mediave.

”Nerazzurrët” përballen me Barcelonën të martën në Champions League, në një duel ku fitorja do t’ja siguronte një kualifikim në fazën e eliminimit direkt.

Sipas Tuttomercatoweb, trajneri, Luciano Spalletti është duke e konsideruar rotacionin për ndeshjen e kësaj fundjave, transmeton IndeksOnline.

Kapiteni, Icardi, mund të pushohet, derisa Lautaro Martinez mund ta zëvendësojë atë në sulm.

Kwadwo Asamoah gjithashtu mund të fillojë nga stoli ndaj Genoas, derisa Dalbert mund ta ketë mundësinë të luajë.

Braziliani ka dështuar të luajë në formacionin bazë që prej kalimit të tij nga Nice në vitin e kaluar dhe nuk ka luajtur që nga 29 shtatori./IndeksOnline/

Temat: