75 Mall Live Search
22:16 / E Martë, 05 Maj 2026 / MSH1

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, deklarohet avokati i Hashim Thaçit

IndeksOnline raportoi më herët se vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për 20 korrik 2026.

Konfirmimin për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit e ka bërë edhe avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq.

Në një përgjigje për RTK-në, ai ka konfirmuar saktësinë e informacionit të raportuar në media.

“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq në përgjigjen e tij në pyetjen nëse raportimi për shtyrjen e vendimit për 20 korrik është i saktë.

Fillimisht, vendimi përfundimtar ishte paraparë të shpallej më 19 maj, brenda afateve të përcaktuara procedurale. Megjithatë, sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për shpalljen e verdiktit, me mundësi shtyrjeje deri në 60 ditë shtesë.

Kësisoj epilogu i një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së pritet të bëhet publik më 20 korrik 2026.