17:30 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vendimi skandaloz i Komisionit Politik te Mediave

Komisioni skandaloz politik i Mediave sot ka lëshuar vendim kundërligjor ku ka kërkuar nga operatori Artmotion që të heq dorë nga e drejta e siguruar në mënyrë ligjore për të transmetuar lojërat e Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës përmes kanalit Arena Sport.

Ky vendim skandaloz pa asnjë bazë ligjore, është thirrur në kërkesën e komisionit parlamentar të kryesuar nga Nait Hasani, komision i cili nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët operacionale të KPM.

Artmotion deklarohet që do të zbatoj kontratën dhe veçse ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi në KPM, për më tepër çdo tentim për të bërë presion duke keqpërdorur institucionet e pavarura do të ketë pasoja ligjore si në Kosovë e ashtu jashtë Kosovës.

Temat: