Vendos Griezmann: Pas kësaj date do të mësohet e ardhmja ime
Antonie Griezmann do të vendos për të ardhmen shumë shpejtë!
Ylli i Atletico Madrid ka thënë për “L’Equipe” se pas Kampionatit Botëror do të vendos për të ardhmen e tij, transmeton IndeksOnline.
Griezmann po shkëlqen si me Kombëtaren e Francës ashtu edhe me klubin spanjoll, prandaj ka rënë në sytë e gjigantëve europian.
Francezi është duke u kërkuar me ngulmë nga klubet: Chelsea, Manchester United, Paris Saint Germain dhe Barcelona.
“Unë preferoj të fitoj, sesa të luaj mirë. Të ardhmen e vendosi në fund të Kampionatit Botëror. Nuk dua ta mendoj largimin nga Atletico duke luajtur në Botëror”, ka thënë Grizi.
27-vjeçari është pjesë e Atleticos që nga viti 2014. Ai ka bërë afro 150 paraqitje dhe ka shënuar 84 gola./IndeksOnline/