22:47 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vendosin penalltitë, Kroacia në çerekfinale (Video)

Kroacia ka kaluar në çerekfinale pasi ka mposhtur Danimarkën pas penalltive me rezultat 3-2.

90 minutat e rregullta të ndeshjes përfunduan me rezultat 1-1 me golat që u shënuan në minutat e parë, shkruan indeksonline.

Jorgensen kaloi Danimarkën në epërsi në minutën e parë të ndeshjes pas një pakujdesie të portierit.

Rezultatin e barazoi Mario Mandzukic vetëm dy minuta më vonë.

Në kohën shtesë rastin më të mirë e kishte Luca Modric i cili nuk arriti të shënoj nga pika e bardhë.

Kroacia në çerekfinale do të takohet me Rusinë që më herët eliminoi Spanjën. /IndeksOnline/