14:48 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Venecia përmbyset, atje po qëndron edhe këngëtarja e njohur shqiptare

Reshjet e shumta të shiut kanë përmbysur tash e disa kohë qytetin e bukur të Venecias, por kjo nuk i ka ndaluar vizitorët të kalojnë ditë pushimi atje.

Së fundi, ka publikuar fotografi nga ky vend edhe këngëtarja e njohur shqiptare dhe arkitektja Eliza Hoxha.

Kjo e fundit shihet në mes të ujit, por kishte marr masa duke veshur edhe qese për të mos lagur këmbët.

Ndryshe, Eliza njihet si personazh që i dashuron udhëtimet dhe eksperiencat e reja./Indeksonline/

Temat: