21:03 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Veprimet jo sportive të ”Skifterave” mund t’i kushtojnë rëndë Gjilanit

Federata e Futbollit të Kosovës, përkatësisht Komisioni Disiplinor, ka publikuar sot rastet, ndaj të cilave është hapur procedurë disiplinore.

Gjilani – Prishtina, ishte njëra prej ndeshjeve më tensionuese të fundjavës që lamë pas në Superligën e Kosovës.

Prishtina e Mirel Josës arriti ta mposhtë Gjilanin si mysafir me rezultat bindës, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 6 people, crowd and outdoor

Por, kishte lëshim në organizimin e ndeshjes, ku tifozët gjilanas kanë hedhur edhe mjete piroteknike në fushën e lojës, por edhe gjësende tjera.

Gjithashtu, pas përfundimit të pjesës së parë, tifozëria nga Gjilani brohoriti futbollistët e Prishtinës për disa sekonda.

Kështu, pas disa ditësh, Komisioni Disiplinor pritet ta dënojë klubin e Gjilanit për këtë veprime jo sportive të tifozëve të saj./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people and outdoor