08:19 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vera Ora kaq krenare me Ritën, publikon imazhin e mrekullueshëm të Tiranës natën e koncertit (Foto)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka performuar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën gjatë vikendit të lamë pas.

Ajo aty ka mbledhur me mijëra fansat të cilët e stërmbushën sheshin “Skenderbej”, transmeton Indeksonline.

I gjithë ky koncert u organizua nga Bashkia e Tiranës në krye me kryetarin e kësaj bashkie, Erion Velijaj.

Kurse, nëna e Rita Orës, Vera përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” është shprehur sa krenare është ajo me vajzën e saj por edhe me Tiranën.

“Kjo është fotografia e botës (qyteti i Tiranës gjatë koncertit të Ritës) dhe kjo është se si duhet të jetë” ka shkruar Vera në këto imazhe.

Ndryshe, qyteti i Tiranës dukej shumë i bukur gjatë natës./Indeksonline/