08:36 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Verrattit ende po i “dhemb” eliminimi nga Manchester United

Mesfushori i PSG, Marco Verratti ende nuk po mund ta harroj humbjen ndaj Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Francezët në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 fituan 0-2 në “Old Traford” ndërsa u mposhtën 1-3 në “Parc des Princës”.

Italiani në një intervistë ka thënë se kjo humbje ishte një gabim, dhe nëse do të luanin dhjetë herë është i bindur se në nëntë raste do të fitonin.

“Ndoshta jam më i frustruar se të tjerët, por futbolli është i tillë. Ne nuk mund të kemi gjithçka. Tifozët janë të zhgënjyer nga eliminimi. Unë jam i bindur në këtë skuadër. Kjo ndeshje, nëse kemi luajtur 10 herë, do të fitonim nëntë. Ne nuk duhet të ndryshojmë shumë. Ne kemi një trajner të madh dhe disa nga lojtarët më të mirë në botë me Neymar dhe Kylian”, ka thënë Verratti.

Verratti ka pranuar se dëshironte që Neymar të ishte i aftë, pasi ai mund të kishte qenë vendimtar për kualifikimin. /IndeksOnline/