13:43 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vërshime në Bavari, zjarrfikësit nxjerrin makinën e policisë të përmbytur nga uji

Rajoni i Bavarisë, është përfshirë nga moti i keq shumë rajone të landit gjerman janë përmbytur nga uji i shirave.

Pas shirave të mëdha, autostrada B2 drejt Garmisch-Partenkirchen është përmbytur dhe mbyllur pjesërisht. Një makinë policie u përpoq të kontrollonte bllokimin por edhe ajo dhe u përmbyt.

Pas shirave të mëdha që ranë sot në Bavarinë e Epërme, janë përmbytur rrugë dhe fshatra na vërshimet.

Makina e policisë BMW u fundos aq thellë në ujë sa që policët nuk mund ta nxjerrnin vetë nga uji. Ata nuk kishin zgjidhje tjetër përveç të bënin një telefonatë për ndihmë. Automjeti policor duhej të nxirrej nga zjarrfikësit.