19:43 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Vërshime në këtë pjesë të Kosovës [Foto]

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në Kosovë kanë bërë që në vende të ndryshme të ketë vërshime.

Kështu, sipas disa fotografive që një lexues i ka dërguar në redaksinë e “Indeksonline” shihet se si në fshatin Ranoc të  Komunës së Klinës është vërshuar pothuajse i tëri  nga shiu.

Lexuesi në fjalë që ka dashur të mbetet anonim ka treguar se Ura e mbuluar nga uji është e pakalueshme për veturat e vogla.

Me këtë rast, fshatrat Ranoc e Leskoc kanë mbetur të bllokuara.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/

Temat: