19:27 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vërshohet nga uji rruga Ferizaj-Gjilan, bëhet e rrezikshme për qarkullim

Banorët e Ferizajt po përballen me vërshime, pas të reshurave të shiut, ku janë shkaktuar edhe dëme.

Rruga Ferizaj-Gjilan, gjegjësisht fshati Sojevë, është mbushur i tëri me ujë, shkruan Indeksonline.

Kjo rrugë, tani është bërë më e rrezikshme për të qarkulluar.

Në pamjet e mëposhtme, shihet se uji ka arritur në një nivel shumë të lartë./Indeksonline/