22:05 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Veseli: Kosova nuk guxon që me politikanë të papërgjegjshëm të konfrontohet me partnerët tanë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk duhet që Kosova përmes politikanëve të papërgjegjshëm të konfronohet me SHBA-në dhe partnerët e tjerë.

Ai ka folur kështu të premtën në “Debat” te RTK.

“Viteve të fundit ka një shkundje e një tronditje nga raporti tradiconal me SHBA-në dhe partnerët perëndimorë. Kjo për mua është shqetësuese.  SHBA është garanti më I madh I brendshëm dhe i jashtëm për Kosovën. Kosova aktualisht nuk guxon që me politikanë të papërgjegjshëm të konfrontohet me partnerët tanë ”, ka thënë ai.

“Me partnerët tanë jemi më të suksesshëm në sfidat që i kemi”.