15:38 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Më 14 dhjetor Kosova bëhet me Ushtri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së ka vendosur që seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë të mbahet më 14 dhjetor.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, Veseli ka propozuar që seanca që transformon Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të mbahet më 14 dhjetor.

“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, ka shkruar Kreu i Kuvendit në faqen e tij në Facebook./Indeksonline/