15:15 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Veseli: Në festa duhet të kujtojmë njerëzit që dhanë gjithçka për liri [Foto]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zgjedhur që sot të vizitojë familjen e heroit Edmond Hoxha. Ai ka shkruar në facebook se në festa duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë forcën dhe vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një Kosovë me të mirë.

“Bashkë me Violeten ishim për vizitë në familjen e heroit Edmond Hoxha, ku biseduam gjatë e për shumëçka me nënën Nurije. Edhe në festa duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë forcën dhe vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një Kosovë me të mirë”, ka shkruar Veseli në facebook./Indeksonline/