16:18 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli: PDK konsistente për votimin e Demarkacionit

Kryeparlamentari i Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se grupi parlamentar i partisë së tij edhe njëherë ka dëshmuar se ka qenë dhe mbetet konsistente në qëndrimin e saj rreth marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se sot në Grupin Parlamentar kanë theksuar nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më parë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij:

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet konsistente në qëndrimin e saj rreth marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Edhe një herë sot, me Grupin Parlamentar theksuam nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më parë, me një konsensus të gjerë politik, dhe Kosova të ecë në agjendën e integrimeve evropiane./Indeksonline.