20:45 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Veseli për tragjedinë në Gjenova: Në këtë ditë tragjike jemi me miqtë tanë italianë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për humbjen e 35 jetëve pas shembjes së një ure në Gjenova.

“I pikëlluar nga lajmi për tragjedinë e Gjenovas. Me mendje jemi te viktimat dhe familjet e tyre. Në këtë ditë tragjike jemi më miqtë tanë italianë”, ka thënë Veseli përmes Twitter.

“Të lëndurave në këtë incident tragjik ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Ju kemi në mendje”.