22:05 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veseli: Vuçiq nuk ka çfarë kërkon në Liqenin e Gazivodës

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se është e diskutueshme nëse të shtunën apo të dielën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të vijë për vizitë në Kosovë.

Veseli ndër të tjerash ka thënë se Vuçiq nuk ka çfarë kërkonë të vizitojë Liqenin e Gazivodës, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar poashtu se Serbia po luan rol destruktiv dhe se mund të ketë edhe veprime të institucioneve të Kosovës karshi Vuçiqit, nëse ai bën vizitë provokative.

Ndryshe gjatë ditës së sotme Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq k thënë se interesimi i serbëve për vizitën e paralajmëruar të Aleksandar Vuçiq është shumë i madh.

“Qindra qytetarë çdo ditë na kontaktojnë me dëshirën që të dinë për detajet e vizitës dhe me përgjegjësi pohoj kjo do të jetë pritja më e madhe për presidentin e Serbisë që nga viti 1989 në Gazimestan”, tha Rakiq./Indeksonline/