09:38 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Veshja provokative e kësaj gruaje, ngjalli debat midis miqve, vodhi “vëmedjen” nga nusja ditën e dasmës!

Një çift në Poloni kurorëzoi dashurinë me dasëm, por në ditën më të veçantë të jetës vëmendjen e mori një mysafire.

Një grua u përballë me fjalë të shumta, pasi që ajo kishte veshur një fustan të kuq jashtëzakonisht provokativ.

The attractive couple pose at their friend's wedding beside a lake in Poland, where the woman wore a racy red gown with a bustier style top and sheer lace skirt

Kritikët, menduan se ajo mori më shumë vëmendje sesa nusja, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.

Debati filloi kur një postim në një llogari “Reddit” ndau fotografi edhe të çiftit, por edhe të të ftuarve.

“Mysafire të ‘nxehta’, të cilat duan të vjedhin vëmendjen nga nusja me këtë fustan të hapur”, shkruan një koment.

Derisa burri krah saj mban veshur në një kostum detar me një këmishë të bardhë dhe copa të zeza “Gucci”, syri tërhiqet menjëherë te bjondja e imët nën krahun e tij.

The divisive guest poses with the bride (left), who wears a long sleeved, V-neck bridal gown with scallop detailing, feather embellishments and a loose flowing skirt

“Fustani i saj gjason me të të brendshme femrash”, thuhet në një koment tjetër.

Pa dyshim, nusja duhet të jetë fokusi kryesor në dasëm kjo pasi që është ditë që kaherë ëndërrohet. /IndeksOnline/