13:00 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, vetura rrokulliset jashtë rrugës

Një vet-aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në këtë aksident i cili ka ndodhur saktësisht në fshatin Konjuh të Lipjani, një veturë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet për të lënduarit dhe shkaqet që kanë çuar deri tek ky aksident./Indeksonline/