10:10 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Vetaksident në Malishevë, ndërron jetë një person

Një vet-aksident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Malishevë, ku si pasojë e saj ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, drejtuesi duke mos e përshtatur shpejtësinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë e aksidentit vozitës dhe katër pasagjerë meshkujt kanë pësuar lëndime trupore, përderisa njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Indeksonline/