13:59 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / A. A

Vetëm 2,500 tifozë mund të hyjnë në Angli për finalen e Euro2020

Qeveria e Anglisë ka vendosur që vetëm 2,500 tifozë të huaj mund të hyjnë në territorin e saj pa pasur nevojë të karantinohen.

Ministri i medias John Whitingale ka bërë të ditur që në kuadër të këtij numri do të hyjnë edhe personat VIP.

Të martën Qeveria mori vendim që të lejohen mbi 60 mijë tifozë në finalen e EURO2020 në Wembley, por shumica do të jenë banorë rezident të Anglisë.

/Indeksonline/