Vetëm 3% prej nesh dinë si të pastrohen duart siç duhet!
Të gjithë kanë një nivel bazë të njohurive higjienike.
Ju duhet të bëni dush çdo ditë. Duhet të ndryshoni rregullisht pantallonat tuaja. Dhe më e rëndësishmja, ju duhet t’i lani duart mirë.
Por rezulton se jemi vërtetë të tmerrshëm në realizimin e kësaj të fundit.
Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, 97% prej nesh nuk po i lajnë duart siç duhet. Ne jemi në një nxitim të tillë kur shkojmë të pastrojmë duart sa mezi presim të përfundojmë.
Studimi qeveritar testoi 383 persona në gjashtë kuzhina në Karolinën e Veriut. Studimi zbuloi se për shkak të zakoneve të dobëta të larjes së duarve të pjesëmarrësve, gjysma e tyre përhapnin bakteret nga mishi i papërpunuar në doreza frigoriferike, transmeton Indeksonline.
Dhe prej andej, kush e di sa prej nesh përhapin materie të keqe në ushqime.
Pra si duhet të lahen duart?
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë larjen e duarve me sapun për 20 sekonda, duke kapur shpatullat e duarve, midis gishtërinjve tuaj dhe nën thonj poashtu dhe pëllëmbët e duarve.
Pastaj duart të thahen në një peshqir të pastër. Duket ndoshta si qesharake por nëse ju keni ngrënë ushqim dhe e keni lënë atë në duar, ia vlen të siguroheni se keni duar të pastra më pas./Indeksonline/