13:24 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Vetëm hyrja në oktagon e McGregor zgjati dy herë më shumë se vet lufta

Conor McGregor bëri një rikthim mbresëlënës në octagon duke mposhtur amerikanin me përvojë Donald Cerrone në vetëm 40 sekonda në UFC 246.

Ecja e tij drejt ringut zgjati shumë më shumë se vet ndeshja.

1 minut e 37 sekonda zgjati ecja e McGregorit në oktagon, ndërsa vetëm 40 sekonda zgjati lufta e tij, duke e nokautuar Cerronen./Indeksonline/