14:08 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vetëm Juventusi mund ta ndalë Juventusin

Medhi Benatia pohon se vetëm ”Juventusi mund ta ndalë Juventusin’ dhe se Leonardo Bonucci është ”shumë i rëndësishëm” për klubin.

Benatia ishte partner i Bonuccit në mbrojtje mbrëmë në fitoren, 3-0 ndaj Young Boys në Champions League që vazhdoi ecurinë e fitoreve të ”Zonjës së Vjetër” këtë sezon.

”Në Champions League është gjithnjë e vështirë, jemi përballur me një skuadër fizike, por me golin e parë, gjithçka u bë më e lehtë”, tha ai për Sky Sport Italia.

”Ne e respektuam kundërshtarin tonë, luajtëm në mënyrë agresive dhe nuk pësuam gol. Paraqitja ime nuk ishte me rëndësi, por të mos pranonim gol, ju jep juve siguri”.

”Unë mendoj se e bëra punën time. Unë isha në lojë dhe tentova që t’i mbyll të gjitha hapësirat. Kush mund të na ndalë ne? Vetëm ne”./IndeksOnline/