22:23 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vetëm një pikë për Dortmundin (Video)

Skuadra e Borussia Dortmund është ndalur nga Augsburgu. Pas tri fitoreve radhazi në Bundesliga, ka ardhur barazimi për skuadrën e Dortmundit.

Në xhiron e 24’të, skuadra e verdhë barazoi 1 me 1 kundër Augsburgut, shkruan IndeksOnline.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Marcos Reus, kurse i barazimit erdhi në minutën e 73’të me anë të Danso-s.

Me këtë pikë, Dortmundi mbetët në pozitën e dytë me 41 pikë, kurse Augsburgu në të tetin me 32 pikë./IndeksOnline/