23:54 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Vetëm një xhemper i Dua Lipës kushton mijëra euro

Dua Lipa ka lansuar albumin e dytë “Future Nostalgia” që është i dyti në karrierë.

Tashmë disa këngë që janë pjesë e këtij albumi janë lansuar kohë më parë dhe janë kthyer në hite, transmeton Indeksonline.

Duke kryesuar tabelat botërore, çmime prestigjioze si “Grammy” dhe “VMA”, me koncerte anë e mbanë botë, Dua padyshim që fiton shifra marramendëse.

Këngëtarja shqiptare krahas kësaj jete dinamike dhe luksoze ka edhe një stil të veçantë të veshjes dhe mjaft unik, veshje këto që kapin shuma të mëdha parash.

Në një nga veshjet e fundit të artistet, ajo shihet me një xhemper me ngjyrë vjollce të markës së njohur “Channel”. Ky xhemper që në dukej është i thjeshtë i ka kushtuar asaj 6 mijë e 350 euro në total.

Ndryshe, Dua ditë më parë ka njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19 ka shtyer turneun evropian për vitin e ardhshëm./Indeksonline/