18:12 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje propozon që sheshi i Podujevës të emërohet “Adem Demaçi”

Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Podujevës ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit Komunal që në mbledhjen e radhës të futet në rendin e ditës emërimi i sheshit të qytetit të Podujevës me emrin “Adem Demaçi”, shkruan Insajderi.

VV kërkon që emri i sheshit “Adem Demaçi” të emërohet pjesa e qytetit buzë lumit Llap që shtrihet nga Parku i qytetit deri tek Kompleksi i banesave “Malësia”.