21:40 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje vazhdon ta cilësojë vrasje, vdekjen e Astrit Deharit

Po bëhen dy vite që prej ditës kur u nda nga jeta aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Dehari humbi jetën përderisa ishte i burgosur përderisa Vetëvendosje ka publikuar një agjendë e cila pritet të zhvillohet nesër.

Por në këtë agjendë Vetëvendosje vazhdon që ndarjen nga jeta të Deharit ta cilësojë si vrasje, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash në aktivitetet e nesërme do të bëhen homazhe, vizitë tek familja Dehari si dhe vendosja e tabelës së emrit të rrugës ‘Arbënor e Astrit Dehari’.

Postim i i plotë i Lëvizjes Vetëvendsoje:

Axhenda për ditën e hënë, 5 nëntor, me rastin e dyvjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari:

. 10:00 – Homazhe te varri i Astritit

 

  • 11:00 – Vizitë te familja Dehari

 

  • 11:30 – Studentët e fakultetit të Mjekësisë bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe kolegët e tij fillojnë vizitën mjekësore në familjet e varfëra në Prishtinë dhe Fushë Kosovë (Ky aktivitet do bëhet edhe ne Prizren e Vushtrri)

 

  • 11:30 – Vendoset tabela me emrin e rrugës “Arbënor e Astrit Dehari”

 

  • 13:30 – Tribunë: ”Dy vjet pa Astritin, padrejtësia vazhdon”, te salla ceremoniale e Fakultetit Filologjik. Flasin: Xhelal Sveçla, Arben Vitia, Arlind Lika (mjek dhe shok i Astritit)

 

  • 15:00 – Dhurimi i gjakut – Dhurimi vullnetar i gjakut në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë)