75 Mall Live Search
21:30 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vettel thotë se ka gjasa që ta fitojë titullin

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel thotë se ende ka shansa që ta zë Lewis Hamilton në betejën e tyre për titull.

Vettel është 40 pikë mbrapa Hamilton, i cili ka regjistruar tri fitore në katër garat e ardhshme.

Vettel tha: ”Ne kemi gara të cilat duhet t’i fitojmë, por nuk është e lehtë”.

”Gjithçka është e mundur. Nuk jam duke thënë se mund t’i fitojë gjashtë garat e ardhshme, por mund t’ja dalë mbanë”.

Fati i Vettelit është ende në duart e tij – nëse gjermani e fiton çdo garë që ka deri në fund të sezonit, ai do ta fitojë titullin./IndeksOnline/