08:18 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Vetura 3Z lëvizë përtej shpejtësisë së lejuar

Keqpërdorimi i veturave zyrtare të qeverisë po vazhdon me avazin e njëjtë.

Shoferët e tyre shihen kudo duke thyer rregullat e trafikut e duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik, raporton Indeksonline.

Një veturë e tillë është filmuar këtë javë teksa lëvizte përtej shpejtësisë së lejuar me shenjë.

Deri në 140 km në orë është parë vetura 3Z duke lëvizur nga Prishtina në drejtim të Pejës./Indeksonline/