12:19 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Vetura përfundon jashtë rrugës te rrethi në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur disa minuta më parë te rrethi i Lipjanit.

Nuk dihet nëse ka qenë vetaksident, por në fotografi duket vetura që ka përfunduar brenda rrethit.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, mirëpo në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.