13:52 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / B O

Vetura që ndalet vet nëse e vëren se jeni duke u aksidentuar

Mazda po zhvillon një veturë që merr përsipër punën e shoferit në momentin që beson se makina do të aksidentohet.

Kompania japoneze, e njohur për veturën sportive MX-5, po lanson atë që e quan ‘sistem bashkë-piloti’ , që do të frenoj automjetin nëse del jashtë kontrollit ose nuk arrin të ndaloj, shkruan IndeksOnline.

Bossi i kompanisë beson se teknologjia e cila mund të jetë e gatshme në vitin 2020, do t’u mundësoj shoferëve më të vjetër të qëndrojnë pas timonit, por të zvogëlojnë rrezikun e aksidenteve.

Kjo gjithashtu mund të parandaloj rastet kur shoferët bien në gjumë gjatë ngasjes, ose që kanë sulme paniku, apo ndonjë sëmundje gjatë ngasjes.

Sistemi bashkë-pilot i Mazdas punon duke monitoruar duart e shoferit në timon dhe këmbët e tyre në pedale të frenimit dhe gazit.

Vetura gjithashtu do të jetë e pajisur me teknologji vetë-ngasëse, të tilla si kamera dhe sensorë që monitorojnë veturat tjera dhe automjetet ku janë të pozicionuara në rrugë. /IndeksOnline/