10:34 / E Premte, 30 Tetor 2020 / B O

Vetura sportive e së ardhmes transformohet në avion, brenda 3 minutash

Mjeti i quajtur AirCar ka krahë portativë që i dalin nga dy anët e tij dhe mund të transformohet nga një veturë sportive në një miniavion që mund të ngrihet në ajër për 3 minuta.

Duke kthyer në realitet ëndrrën e vjetër e filmave fantastikë kompania sllovake “Klein Vision”, thotë se makina mund të transformohet në avion brenda 3 minutave, siç shihet dhe pamjet e ofruara në aerodromin “Piestany”, në Slovaki.

Piloti testues dhe kreu i teknologjisë së kompanisë profesor Stefan Klein thotë se ndezin motorët, pastaj hapen krahët portativë të mjetit, i cili për 3 minuta arrin lartësinë 500 metra, para se të ulet përsëri në tokë.

Ata thonë se mjeti futuristik peshon vetëm 1.100 kg dhe mund të mbajë peshë të shtuar deri në 200 kg për çdo fluturim.

Rangu i saj i udhëtimit llogaritet deri në 1.000km, duke arritur shpejtësinë impresionuese prej 200km/orë.

Dr Branko Sarh, studiues aeronautike i grupit “Boeing” tha: “Mekanizmi i hapjes e mbylljes së krahëve është shumë impresionues, është një konvertim i plotë i një veture në aeroplan.”

“Kabina ka hapësirë për shoferin-pilotin dhe një pasagjer. Deri tani paraqitja e kësaj makine fluturuese në rrugë dhe në ajër është e shkëlqyeshme”.

Kompania shton se dëshiron që mjeti i tyre të përdoret në të ardhmen si mjet zbavtjeje dhe si taksi fluturues.

Anton Zajac, bashkëthemelues i Klein Visionit, tha: “Pas kompletimit të fluturimeve testuese sipas rregullativës, ne do të sjellim modelin e certifikuar brenda muajve të ardhshëm. Lajmi i mirë është që kemi një blerës”.