19:29 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vetura zyrtare e Qeverisë rrezikon pjesëmarrësit në trafik (Foto)

Përderisa, organet e sigurisë vazhdimisht po apelojnë për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të vdekjeve të shumta, për disa zyrtarë kjo nuk qon peshë.

Një dëshmitar për Indeksonline ka thënë se një veturë zyrtare me shpejtësi marramendëse ka hyrë në tejkalim të tri automjeteve tjera.

 

Kështu, personi në fjalë ka rrezikuar dhe sfiduar sigurinë e të tjerëve në këtë rrugë për shkak të këtij veprimi jo të lejueshëm.

Rasti ka ndodhur në mëngjes në rrugën Gjilan-Prishtinë. Si duket zyrtari ka qenë vonë për punë, ndërsa ka rrezikuar të tjerët për të arritur në kohë!/Indeksonline/