15:18 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Veturat e ‘gjumit’ në Prishtinë [Foto]

Derisa qytetarët në Prishtinë kanë probleme të mëdha me parkingun e veturave, disa nga to ka vite që qëndrojnë të pa lëvizura në parkingje.

Drejtuesit e Komunës së Prishtinës, patën thënë se janë mbi 1.500 vetura që nuk përdorën dhe me vite nuk kanë lëvizur nga parkingjet e ndërtesave, të cilat përveç që bllokojnë hapësirat publike, prishin edhe pamjen e qytetit.

Një e veturë është edhe afër EULEX-it, ku banorët  kanë thënë  se ka bllokuar parkingun dhe nuk ka lëvizur qe dy vite. Ne po ua sjellim edhe disa nga këto vetura.