23:42 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / B O

Veturë e pazakontë! [FOTO]

Kjo makinë është mjaft e çuditshme dhe duke gjykuar nga imazhet e postuara nga ‘HowNotToDesignACar’ , shumë punë është deshur të bëhet deri në këtë rezultat.

Pavarësisht nëse e shikoni atë nga ana e përparme, anësore ose e pasme, ajo lë shumë pak për imagjinatë. Madje, vjen me një kabinë të hapur që ka hapësirë për dy persona dhe gjithashtu në çati merr një pëlhurë të zeze, në rast të shiut apo borës.

Kjo makinë është ndërtuar para shumë viteve dhe u pensionua 5 vite më vonë, por jo pa u ngasur rreth 805 km në rrugët e Los Anxhelos, nga krijuesi i saj, Steve Paige. /IndeksOnline/