15:58 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Victoria Beckham sjell koleksionin e ri të ‘Reebok’, inspirohet nga legjenda e basketbollit

Victoria Beckham kishte paralajmëruar se në nëntor do jetë partnere e markës ‘Reebok’ për të dizejnuar koleksionin e ri.

Dhe tashmë ajo ka lansuar koleksionin e parë të veshjeve sportive, inspirimi për këtë koleksionin të ri ikona e modës e mori nga legjenda e basketbollit amerikan, Shaquille O’Neal, shkruan Indeskonline.

Ky koleksion i dizejnuar nga Beckham përfshinë veshje dhe mbathje sportive të cilat vijnë të grafikuara me nënshkrim të basketbollistit Shaq, mbiemrin e tij, numërin 34 të cilin ai e barti gjatë viteve të tij të arta të karrierës dhe të gjitha këto vijnë në ngjyra të ndryshme./Indeksonline/