19:29 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vidal ia bën ”bajat” Real Madridit dy triumfet e fundit në Champions League

Pas rikthimit të Paulinhos në Kinë, Barcelona transferoi Arturo Vidalin këtë verë nga Bayern Munich.

Mesfushori së fundmi ka folur për Mundo Deportivo dhe i ka diskutuar ambiciet e tij për sezonin e ardhshëm, ku ai synion të regjistrojë suksese në Evropë.

”Titulli im favorit është Champions League”, tha ai, transmeton IndeksOnline.

”Unë e di se Barcelona e ka fituar në disa raste, por edhe unë dua ta fitoj tani. Unë dua ta fitoj këtë sezon.

Arturo Vidal

Vidal ka folur edhe për rastet e Bayern Munich për të triumfuar në këtë garë.

Gjithashtu, ai ka zbuluar se është penduar që nuk e ka fituar këtë kompeticion.

”Me VAR, Bayern do ta fitonte edhe dy herë më shumë Champions Leaguen”./IndeksOnline/