Vidal mund të ketë probleme me Barçën pas këtij postimi në Instagram
Ju mund ta shihni që Arturo Vidal nuk është aspak i lumtur te Barcelona.
Pas fitores së skuadrës së tij, 4-2 ndaj Tottenhamit javën e kaluar, në vend se të ishte i lumtur me rezultatin, kiliani postoi një ”emoji” të zemëruar në Instagram.
E përditshmja spanjolle, Marca shkroi se kjo ndodhi për shkak se Vidal ishte i pakënaqur që u la jashtë formacionit startues, e në vend të tij startoi Arthur.
Në një përgjigjje të postit të Vidal, trajneri i Barçës, Ernesto Valverde tha se nuk është i vetëdijshëm për ndonjë problem me lojtarin, transmeton IndeksOnline.
? [@kingarturo23] | Arturo Vidal on Instagram:” Don’t quarrel with traitors, let them hang themselves on their own.”
He later deleted this post from Insta? pic.twitter.com/V0D59iHhXk
— BarcaTimes (@BarcaTimes) October 8, 2018
”Nuk e di se çfarë Vidal ka postuar në rrjetet sociale, por ai nuk më tregoi mua asgjë”, tha Valverde. ”Nuk e di nëse ai është i zemëruar për ndeshjen ose për ndonjë incident”.
Më pas, në fundjavë, Barcelona barazoi, 1-1 me Valencian dhe Vidal ishte i rezervistë i pa përdorur. Dhe kjo normalisht se nuk u pritë mirë nga lojtari.
Të hënën, dje, Vidal shkroi në Instagram: ”Me tradhëtarë nuk luftohet, lejoni ata të shkojnë”. Me këtë shkrim, ai bashkëngjati një foto të tij në bankën rezervë.
Por, nuk shkoi shumë kohë dhe Vidal vendosi ta fshijë këtë postim./IndeksOnline/