11:36 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Video skandali/ Dy futbollistët e La Ligas dënohen me 2 vjet burg

Dy futbollistët e La Ligas, Sergi Enrich dhe Antonio Luna janë dënuar sot me nga dy vjet burgim për shkak të një videoskandali.

Dyshja spanjolle që luajnë në Eibar dhe Girona kishin pasur një takim seksual me një grua të re, të cilët i bënë video dhe e shpërndanë me persona të tjerë, shkruan IndeksOnline.

Kjo ishte arsyeja se pse kjo dyshe sot në gjykatë u dënua me dy vjet burgim.

Djaloshi që u akuzua për transmetimin e videos, Eddy Silvestre është shpallur i pafajshëm.

Sergi Enrich është 30-vjeçar dhe luan te Eibari, që nga viti 2015. Kurse, Antonio Luna është 29-vjeçar dhe gjatë vitit 2020 u transferua te klubi i Gironas./IndeksOnline/