15:15 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Vidhen pajisje elektronike në Prizren, këta janë të dyshuarit (Foto)

Gjatë ditës së sotme në Policinë e rajonit të Prizrenit është paraqitur rasti i vjedhjes së disa pajisjeve elektronike nga kafeneja ‘Gallery’ në rrugën Brigada 125.

Pas hapjes së rastit, hetuesit policorë kanë arritur që t’i identifikojnë dy të dyshuar: njëri me mbiemër Berisha dhe tjetri Krasniqi, tek të cilët janë gjetur gjësendet e vjedhura: dy televizorë ‘Plazma’ , një Laptop, një shpërndarës rrejti dhe pajisje zorimi me altropalantë, transmeton Indeksonline.

Me lejen e prokurorit të shtetit, të dëmtuarit të këtij rasti i janë kthyer pajisjet ndërsa kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/