09:25 / E Premte, 26 Maj 2023 / k.v

Vidhte gjësende ushqimore, dërgohet në mbajtje

Një femër ka raportuar në polici se në bazë të kamerave të sigurisë ka vërejtur një të dyshuar duke vjedhur gjësende ushqimore në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

Bëhet e ditur se njësiti i hetimeve ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës dhe se me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si vjedhje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/