08:25 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vikendi me shi e vranësira!

Temperaturat e ajrit do të mbesin ndjeshëm lartë mbi vlera mesatare, e ditëve të fundjavës do të zbresin në vlera mesatare.

Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 28C deri në 31C, e në fundjavë pritet të zbresin në 24C.

Kështu, të premten do të jetë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

9 dhe 10 qershor (vikend), mot kryesisht me vranësira dhe shtrëngata të shpërndara me shi.

11.06 – Mot pjesërisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu gjatë paradites.